Rreziku i shpërthimit të konfliktit në vijën administrative midis Serbisë qendrore dhe Kosovës ekziston gjithmonë, por tani është rritur.
Kështu ka deklarua sot përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov.
“Situata atje është e tensionuar dhe, me të vërtetë, rreziku i një konflikti është gjithmonë atje, por tani ai është rritur qartë,” tha Chizhov për Rusia 24 TV.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë as për një rast specifik, por për faktin se Prishtina nuk dëshiron të përmbushë detyrimet nga marrëveshja e nënshkruar nga administrata aktuale dhe paraardhësit e saj.
Ministria Punëve të Jashtme të Rusisë i ka bërë thirrje NATO -s dhe BE -së që të bindin Prishtinën të tërheqë forcat e saj speciale nga Kosova veriore







