Përfaqësuesi i OBSH-së: Vaksina në Kosovë mund të vijë në qershor 2021 në rastin më të mirë

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Sergy Koryak, ka deklaruar se edhe nëse zbulohet vaksina atëherë në rastin më të mirë vaksinat e para në Kosovë do të arrijnë në qershor të vitit të ardhshëm.

Koryak ka folur për situatën në Kosovë për çka ka thënë se është mjaft e vështirë dhe ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet për mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienës, shkruan Gazeta Shneta.

Ai ka deklaruar se këto rekomandime janë mjetet e vetme për të luftuar Covidin, dhe fatkeqësisht vaksina në rastin më të mirë në Kosovë mund të arrijë në qershor të vitit të ardhshëm.

“E urrej të ripërsëris veten, por duhet të them se mjetet e vetme për t’u mbrojtur nga Covidi janë vendosja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës. Prandaj duhet të veprojmë së bashku në mënyrë që të fitojmë këtë betejë. Kjo situatë nuk është e përkohshme fatkeqësisht dhe do të zgjas gjatë. Fatkeqësisht prognoza më e mirë për vaksinimit është se në Kosovë vaksinat e para do të arrijnë në qershor 2021”, ka deklaruar Koryak.

Zyrtari i OBSH-së në Prishtinë këto deklarata i ka dhënë gjatë ceremonisë së dorëzimit të 238 oksigjeno koncentratorëve për spitalet e Kosovës.