Vehbi Miftari

Përfaqësuesi i Kosovës për kontakt me Vatikanin: Marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë janë ngritur në nivel të lartë

Përfaqësuesi i Kosovës për kontakt me Vatikanin, Vehbi Miftari është deklaruar pasi presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar sot formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.

Ai tha se tash marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë tani janë ngritur në nivel të lartë.

“I lumtur që marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë janë ngritur në nivel të lartë, falë përkushtimit para së gjithash të presidentes së vendit, dr. Vjosa Osmanit dhe institucioneve të tjera. Hapja e Misionit të Posaçëm është dëshmi e këtij përkushtimi të pafund”, ka thënë Miftari.

Ndërkohë sot, Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar sot formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë.

Osmani tha se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet me Selinë e Shenjtë.

“Pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, kam dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, tha Osmani në një postim në “Facebook”.

VIDEO BONUS: Një tjetër hap i rëndësishëm përpara për rrugën Prizren-Tetovë, në Shkup nënshkruhet marrëveshja