Përfaqësues ndërkombëtarë dhe ambasadorë, mysafirë të zëvëndëskryeministres Redzepi

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilia Redzepi, në cilësinë e nikoqires, në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, përgatiti një darkë në Prizren për një pjesë të trupit diplomatik në Kosovë.

Të ftuar ishin, Tomas Szyong, përfaqësues i BE-së në Kosovë, Ulrika Richardson, Koordinatore e UNDP-së në Kosovë, Danijela Bariši Ambasadore Kroate, Çağrı Sakar, Ambasador i Turqisë, Jens Erik Grondahla, Ambasador i Norvegjisë, si dhe Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë.

Shoqërimi dhe biseda ishin shumë të dobishme për Zëvendëskryeministren Redzepi, dhe ajo kaloi në frymën e miqësisë së sinqertë, bashkëpunimit dhe respektit reciprok me secilin nga të ftuarit e pranishëm në këtë ngjarje festive.