QKUK

Përdoret aparatura e re në QKUK, kryhen dy operacione për herë të parë në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se që nga dita e djeshme është lëshuar për përdorim aparatura e re Nuss-Procedurë, e cila realizohet me Vats (intervenim kirurgjik në gjoks).

Në njoftimin e publikuar nga ShSKUK, thuhet se përmes kësaj aparature për herë të parë në Kosovë janë realizuar dy operacione, duke i kursyer buxhetit të shtetit mijëra euro.

“Për procedurën Nuss, pacientët deri ditën e djeshme, janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore. Aparatura e re moderne, e lëshuar në punë ditën e djeshme, i plotëson të gjitha kushtet për intervenime kirurgjike në gjok”, thuhet tutje në komunikatë.

Me këtë rast, QKUK, e falenderon Dr. Xhevdet Ademaj, i cili punon dhe vepron jashtë vendit, e që ka ndihmuar të realizohen këto operacione.