Besnik Tahiri dhe Pal Lekaj, dy figura të njohura të AAK-së, nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, edhe pse numërimi i votave ende nuk ka përfunduar.
Tahiri ka marrë vetëm 8,190 vota, ndërsa Lekaj ka siguruar 7,982 vota. Po ashtu, jashtë Kuvendit do të mbetet edhe Shemsedin Dreshaj, ndërsa Albana Bytyqi gjithashtu nuk ka fituar mandat.










