Përdhunoi të bijën, Gjykata lë 15 vite në burg babanë shqiptar: Është hakmarrje

Me 15 vite burg e ka dënuar Gjykata greke një 43-vjeçar shqiptar të akuzuar për përdhunimin e vajzës së tij të mitur.

43 vjeçari baba i një djali dhe dy vajzave ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte me fëmijët. Sipas mediave greke ai kishte abuzuar sistematikisht me të bijën 14 vjeçe.

Denoncimi për dhunë në familje zbuloi dhe dramën e vajzës së mitur e cila rezultoi se ishte abuzuar seksualisht nga babai. Ka qenë vetë e mitura ajo që e ka pranuar abuzimin nga babai.

Kurse ky i fundit ka mohuar akuzën duke thënë se është një trillimi bërë nga vajza, si formë hakmarrjeje pasi nuk e kishte lënë që të dilte me shoqet pas orës 23:00.

Djali ka kërkuar që të mos ketë asnjë kontakt me prindërit, duke deklaruar se kërkon që të kthehet në fondacionin “Buzëqeshja e Fëmijës”, që kujdeset për të miturit që përjetojnë situata të ngjashme.