Përdhoset Flamuri i Kosovës në Lubljanë, policia sllovene nis hetimet (Foto)

Dje pasdite është përdhosur Flamuri i Kosovës në Ambasadën e Kosovës në kryeqytetin e Sllovenisë.

I vendosur në gjysmështizë në nderim të policit të vrarë në Kosovë, Izet Demaj, Flamurit të Kosovës në Lubljanë i është dëmtuar qëllimisht shtiza nga persona deri më tani të paidentifikuar, raporton Ballkani.info.

Ky akt i qëllimshëm mësohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, në hapësirat e jashtme të objektit ku ndodhet Ambasada e Kosovës në kryeqytetin slloven.

Policia sllovene tashmë ka nisur procedurat hetimore dhe po merret intensivisht me rastin. /Ballkani.info/