Raporti i Reporterëve pa Kufij ka përmendur edhe përcjelljen e gazetarëve.

Kjo pasi vitin e kaluar, por edhe këtë vit, disa gazetarë alarmuan se po përcillen nga agjentët e AKI-së.

Në raport thuhet se gazetarët kanë qenë cak i kërcënimeve dhe sulmeve fizike.

“Në vitet e ffundit, shumë gazetarë kanë qenë subjekt i kërcënimeve dhe sulmeve fizike nga grupet kriminale, dhe gjithashtu të lidhura me tensionet politike Prishtinë-Beograd. Disa gazetarë kanë qenë cak i vëzhgimit. Gjithashtu, sulmet hetohen nga policia dhe prokuroria, por rrallë kanë rezultuar me ndjekje penale”, thuhet në raport.