Për t’u duartrokitur, ja çfarë bëri kryetari i Podujevës për mërgimtarët

Gjersa disa qytetarë të Kosovës janë duke kritikuar ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, kryetari i Podujevës bëri një veprim për të mirë të tyre.

Shpejtim Bulliqi, i cili ka pak kohë që ka fituar mandatin e kryetarit të Podujevës, sot ka bërë një gjest i cili është përgëzuar nga stafi i tij, shkruan Ballkani.info.

Bulliqi ka lëshuar parkingun e Komunës së Podujevës për mërgimtarët.

Kujtojmë se shumë mërgimtarë anembanë botës kanë ardhur në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit./Ballkani.info./