Për tre muaj janë paraqitur afër 24 mijë raste të ngjashme me grip në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga data 3 tetor 2022 e deri më 1 janar të vitit 2023 janë raportuar 23.832 raste të sëmundjes së ngjashme me grip, 3.406 raste të infeksioneve respiratorë akute dhe 67 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

Sipas njoftimit, në laboratorin e Qendrës kombëtare të Influencës, IKSHPK-ja nga fillimi i sezonit deri me 4 janar 2023, janë testuar gjithsej 343 mostra nga pacientët e qendrave sentinel dhe jo sentinel si raste të dyshimta në ILI/ARI dhe SARI. Nga 343 mostrat e testuara janë konfirmuar 81 raste me RSV që korrespondon me situatën epidemiologjike në rajon dhe Evropë dhe 21 raste pozitive në Influencën A.

Aktiviteti i raportuar i gripit paraqitet në aktivitetin e mesëm të qarkullimit si dhe janë të rekomandueshme:

IKSHPK-ja ka bërë thirrje që të respektohen masat për të pamundësuar shpërndarjen e infeksioneve.