Kompania e njohur që funksionin në Lagjen e Feronikelit në Drenas, “New CO Feronikeli” ka ekzekutuar vetëm gjysmën e pagave për punëtorët e saj.
Në kontratat e punëtorëve sipas burimeve të DrenicaSot shkruhet se data e fundit për ekzekutimin e pagesave është data 15 e secilit muaj, derisa në muajin e kaluar, pikërisht në këtë datë kompania e udhëhequr nga Samir Mane realizoi vetëm gjysmën e pagës, njësoj veproi me ekzekutimin e pagave edhe në këtë muaj.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati akuzoi qeverinë Hoti se pako për rimëkëmbje ekonomike i dedikohet ashtu siç e quan ai “oligarku” Samir Mane.
Edhe anëtarja tjetër e VV-së akuzoi Qeverinë se përmes këtij ligji, i ka mundësuar Manes që të përfitojë shumën prej afro 7 milionë eurosh:








