Për shkak të këtij personi janë suspenduar disa policë të Gjakovës (FOTO)

Gjashtë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe komandantin e Stacionit të Gjakovës, Kristë Gjokaj, janë suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor.

Arsyeja për largimin e përkohshëm nga puna u bë se të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një të dyshuari për grabitje në vitin 2018.

Bëhet fjalë për Muhamer Raifin, i cili në një seancë gjyqësore kishte deklaruar se “Nuk po muj të rri në këmbë”.

Ai ishte arrestuar nga Policia në Gjakovë derisa ishte duke kryer grabitje bashkë me disa persona tjerë të dyshuar.

loading…