“Për rinumërim të 1472 vendvotimeve mund vendosim nesër, ka ankesa për votat nga Serbia”

Pas vendimit të PZAP-it për rinumërim të 1472 vendvotimeve, në mbledhjen e KQZ u mor vendim që të pritet deri në përfundimin e afateve ligjore për të nisë rinumërimi i këtyre votave, edhe pse deri më tani nuk ka ankesë nga ndonjë subjekt politik për rinumërim.

Kryetarja e KQZ, Valdete Daka tha se pasi të përfundojnë afatet ligjore, KQZ do të kërkojë rinumërimin e 1472 vendvotimeve.
Ndërsa, për vendimin tjetër në favor të ankesës së koalicionit Nisma-AKR-PD lidhur me votat e ardhura nga Serbia, kryetarja e KQZ-së tha se për këtë vendim ka ankesë në Supreme dhe se duhet të pritet, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Sa i përket vendimit tjetër (që është në favor të Nisma) ka tashmë disa ankesa në Gjykatën Supreme, edhe pse ajo nuk ka ndonjë nguti, varet te rezultatet përfundimtare, kështu që nuk kërkon ndonjë veprim prej neve përveç në fund të procesit.

Për rinumërim, ne mbetemi në pritje të shohim se a ka ankesa në Gjykatën Supreme, edhe pse unë e di që nuk ka por të konsumohen afatet ligjore dhe pastaj nëse jo, ne fillojmë prej nesër kishte me qenë mirë gjithsesi me u përgatitë QNR-ja për çdo rast”, theksoi Daka.

Enis Halimi kryesues i Sekretariatit të KQZ-së, tha se janë të përgatitur në aspektin teknik, teksa shtoi se për dallim prej herëve të tjera, kësaj radhe në presion për shkak të tejzgjatjeve të afateve kohore për certifikim të rezultateve pa fajin tyre.

loading…