Për një vit Maqedonia ka bërë hapa pozitiv drejt integrimeve euroatlantike

Për një vit, Maqedonia bëri një hap serioz përpara në të ardhmen e saj Euro-Atlantike, tha profesor Vllado Buçkovski, ish-kryeministri dhe ministri i mbrojtjes në emisionin “Bota është biznes” në televizioni bullgar “Bloomberg”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Referendumi për emrin është moment historik për Maqedoninë, e drejtuar drejtuar drejtë zgjedhjes për anëtarësim në BE. Për fat të keq me Greqinë ishte zgjidhja e vetme që ta hapim derën drejtë BE-së. Është e qartë se mbi 700 mijë qytetarë të Maqedonisë do të votojnë “për”, por tani nuk dihet se a do të bashkohen ato që janë kundër”, tha Buçkovski.