Për një javë janë regjistruar 74 të sëmurë nga gripi në gjithë Maqedoninë

Prej 19 deri më 25 nëntor  në Maqedoni janë regjistruar 74 të sëmurë nga gripi, që është zvogëlim për 14,9 për qind krahasuar me periudhën 12-18 nëntor, kur janë regjistruar 87 persona të sëmurë, thuhet në raportin të cilin në ueb faqen e vet e publikoi Instituti për Shëndetësi Publik.

Numri më i madh i të sëmurëve (47) janë paraqitur në grupin më të madh të moshuar prej 15 deri 64-vjeçarë, ndërsa incidencë më të lartë prej 8,6 në 100.000 banorë u regjistrua te fëmijët e moshës deri katërvjeçare. Numri më i madh i të sëmurëve, 12, janë paraqitur në Qendrën për shëndet publik – Strumicë.

Në sezonin 2018/2019 numri i i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 344. Krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, kur janë regjistruar 525 raste, shënohet zvogëlim i numrit të përgjithshëm të rasteve për 34,5 për qind.