Për një ditë, shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë, tri gra u rrahën nga burrat e tyre

Rastet e dhunës në familje kohëve të fundit kanë pësuar rritje në Kosovë, ku disa prej tyre kanë përfunduar edhe me vdekje.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ndodhën 7 raste të dhunës në familje, kryesisht gratë janë ato që janë sulmuar nga burrat e tyre.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku në mesin e tyre 4 gra raportuan se janë dhunuar fizikisht e disa prej tyre edhe psiqikisht nga burrat e tyre.

Raporti i plotë i PK-së:

·         Podujevë, 01.09.2021 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

·         02.09.2021-06:50.  Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar është përdorues i substancave narkotike dhe në vazhdimësi përdor dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

·         Gjakovë, 02.09.2021 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendimi të prokurorit, i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.  

·         Gjakovë, 01.09.2021 –18:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

  • Prizren, 02.09.2021 – NN. Viktima femër kosovare , ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi  e ka kanosur përmes telefonit si dhe i ka dëmtuar automjetin e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

·         Suharekë, 02.09.2021 – 17:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

·         Prizren, 02.09.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhune psiqike dhe ka kanosur  viktimën femër  kosovare- bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.