Për një ditë, 347 të vdekur dhe mbi 14 raste të reja me COVID-19 në Itali

Mijëra raste të infektuara me COVID-19 po vazhdojnë të shënohen në Itali.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, gjatë 24 orë të fundit në Itali janë raportuar edhe 14 mijë e 245 raste të reja të infektuara me COVID-19 si dhe 347 viktima nga ky virus.

Italia radhitet e 8-ta në listë për nga numri ma i madh i rasteve të infektuara, me gjithsej 2 milionë e 155 mijë e 446 raste si dhe me 75 milionë e 332 mijë viktima.

1 milionë e 503 mijë e 900 persona janë shëruar nga ky virus në Itali, ndërsa 576 mijë e 214 raste janë aktive.

Deri tani në këtë shtet janë kryer 26 milionë e 826 mijë e 279 testime për COVID-19.

Ndërsa, në botë numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 85 milionë e 206 mijë e 986.

1 milionë e 847 mijë e 92 persona kanë vdekur si pasojë e tij e këtij virusi.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 20 milionë e 924 mijë e 321 raste, pastaj India me 10 milionë e 339 mijë e 573 raste, Brazili me 7 milionë e 716 mijë e 405 raste, Rusia me 3 milionë e 236 mijë e 787 raste dhe Britania me 2 milionë e 654 mijë e 779 raste.

23 milionë e 91 mijë e 101 raste vlerësohet të jenë aktive me këtë virus, nga të cilat 105 mijë e 851 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.