Për inat të ish-gruas, babai mizor mbyll në kafaz dhe keqtrajton vajzën e vogël

Një baba abuziv ka mbyllur vajzën e tij brenda një kafazi metalik si shenjë hakmarrje ndaj ish bashkëshortes së tij.

Qëkur u nda me bashkëshorten, Xu Qian ka jetuar vetëm me vajzën e tij të vogël.

Mediat vendase raportojnë se Xu e keqtrajtonte vajzën 20-muajshe dhe më pas ia dërgonte fotot e tmerrshme të ëmës.

Ish bashkëshortja, Xu Ting e raportoi abuzimin në polici, por ata e justifikuan babain dhunues duke ia vënë fajin stresit.

Ting tregoi se policët i kishin thënë që burrat janë të stresuar dhe gratë duhet ta marrin në konsideratë këtë gjë.

Ajo tregoi:

Policët janë meshkuj gjithashtu dhe duan të ndihmojnë burrat e tjerë. Ai abuzonte shpesh me mua dhe sa herë telefonoja policinë më bënin kritika dhe më jepnin leksione edukimi.”

Pamjet e dhimbshme të vogëlushes në kafazin e qenve dhe të tjera ku duket qartë dhunimi që i bënte babai janë bërë virale në rrjetet sociale.