Edhe pse ato mbërritën në Ukrainë disa muaj më parë, ne ende nuk kemi parë tanke amerikane Abrams në veprim. Por tani në rrjetet sociale janë shfaqur video që tregojnë një tank Abrams që gjuan në pozicionet ruse pranë Avdiivka, qyteti nga i cili së fundmi forcat ukrainase u detyruan të tërhiqen.
Një video e Abrams në veprim u publikua të premten nga Brigada e 47-të e Mekanizuar e Ukrainës, shkruan Ballkani.info.
“Ndërsa pushtuesit rusë po përpiqen të kuptojnë se ku ndodhen në të vërtetë tanket Abrams, tankistët e Brigadës së 47-të të Mekanizuar kanë më shumë se një muaj që po zbërthejnë rusët dhe pajisjet e tyre”, thuhet në një postim në kanalin Telegram të 47-të Brigadës së motorizuar.
Abrams in action.
— Defense of Ukraine (@DefenceU) February 23, 2024
📹: 47th Mechanized Brigade pic.twitter.com/Xd0cPEPu57
Videoja fillimisht tregon Abrams duke vozitur në një rrugë me baltë diku në lindje të Ukrainës, dhe më pas qëllon me granata në pozicionet ruse.
Kujtojmë se amerikanët i dhuruan Ukrainës 31 tanke Abrams, edhe pse jo në versionin e fundit, por në versionin M1A1.
Përveç Abrams, Ukraina mori edhe tanke perëndimore nga Mbretëria e Bashkuar, e cila dërgoi 14 tanke Challenger 2 (nga të cilët të paktën një u shkatërrua), ndërsa një numër vendesh evropiane dërguan tanke Leopard 1 dhe Leopard 2. /Ballkani.info/







