“Me rastin e festës së 28 nëntorit, nesër për herë të parë do të mbahet seanca formale e Kuvendit të Komunës në objektin e Komunës së Zveçanit”, ka njoftuar kryetari i komunës, Ilir Peci.

Shqiptarët festojnë nesër Ditën e Flamurit, 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Komuna e Zveçanit, njëra nga katër komunat në veri të Kosovës, e cila qeveriset nga kryetarët shqiptarë që nga largimi i serbëve nga institucionet e tyre në fund të vitit 2022, ka caktuar seancën zyrtare të nesërme për në orën 09:00, transmeton Ballkani.info.

Ilir Peci po ashtu ka konfirmuar se në orën 10:00 do të mbahet një program artistik nën patronatin e tij në kullën e Isa Boletinit.

Peci më poshtë shkruan se programi do të vazhdojë me homazhe nw shtatoret e Isa Boletinit dhe  Adem Jasharit, por edhe se do të vizitojnë varrezat e familjes Jashari dhe Haradinaj. Ata paralajmëruan edhe një vizitë në familjen e Hashim Thaçit.

E në prag të përkujtimit të këtij përvjetori, pra sot, përgjatë magjistrales Prishtinë-Rashkë (Serbi), jo shumë larg kthesës për në Boletin, janë vendosur flamujt shqiptar dhe të Kosovës.

Kur bëhet fjalë për komunat tjera në veri të Kosovës, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, nuk e ka shpallur agjendën e organizimit të kësaj komune, por ka ndarë planin për festimin e 28 Nëntorit në komunën e Mitrovicës Jugore.

Kjo komunë njoftoi se së bashku me organizatat që mbledhin ish-pjesëtarët e UÇK-së, në ora 10:30 do të vizitojnë edhe Kullën e Isa Boletinit, gjysmë ore më vonë varrezat në Shipol dhe në ora 12:00 kompleksin Adem Jashari në Prekaz. /Ballkani.info/