Për grabitjen e miliona eurove në Rinas, në kërkim edhe një kosovar?

Alkond Bengasi është i penduari i parë i drejtësisë, pas grabitjes që ndodhi në 9 Prill në Rinas.

Burimet konfirmojnë se ishte Bengasi ai që ka identifikuar edhe vëllezërit Klemend dhe Eldi Çala.

Bengasi ka dhënë detaje përsa i përket strukturës së grupit kriminal dhe mënyrës sesi u operua në grabitjen e më shumë se 5 milionë eurove.

Po ashtu ai ka pranuar modifikimin e furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Mirëpo, Ballkani.info mëson se në kërkim është edhe një qytetar i Gjakovës, i dyshuar për pjesëmarrje në grabitjen e armatosur.

“Për këtë Policia e Shqipërisë ka kërkuar të kapet kosovari nga Gjakova, i cili ishte pjesëmarrës në grabitjen e mbi 5 milionë euro. Për këtë është e njoftuar edhe Policia e Kosovës”, kanë thënë burime të Ballkani.info.

Ballkani.info ka tentuar të flasë me Policinë e Kosovës, por zëdhënësi Baki Kelani ka qenë i pakapshëm në telefon. /Ballkani.info/