Për filmin “I love Tropoja” Ermal Mamaqi shpenzoi 700 mijë euro

Ermal Mamaqi së shpejti nxjerr në treg filmin e tij të dytë “I Love Tropoja”.

I ftuar në “Wake Up”, aktori i humorit ka rrëfyer se ky film ka kushtuar gati 3-fishin e çmimit të filmit “Dy gisht mjaltë”.

“Filmi ka kushtuar mbi 700 mijë euro,”- tha Ermal Mamaqi, duke shpjeguar se ky çmim i lartë vjen si pasojë e cilësisë së përdorur. Sipas aktorit, janë përdorur aparaturat e nivelit të fundit, dhe madje lentet e përdorura në kamerat e filmit “I Love Tropoja”, janë të njëjtat me ato që janë përdorur për realizimin e filmit hollivudian “Fast & Furios 8”.

Rreth një vit më parë, gjatë një interviste pas publikimit të filmit të tij të parë, “Dy gisht mjaltë”, aktori i ftuar në emisionin e pasdites, tek Rudina Magjistari deklaroi: “Ky film ka kushtuar rreth 250 mijë euro, një financim i pavarur.

Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe tani që mësova mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë. Ndonjëherë këto buxhetet e fryra nuk merren vesh që janë bërë dhe duken si Lekë të harxhuara kot”.