Për dy të tretat e serbëve pranimi i pavarësisë së Kosovës mbetet i papranueshëm

Si zgjidhje më të pranueshme qytetarët serbë për Kosovën e shohin mundësinë që Serbia mos të pranoj pavarësinë por t’i lejoj Kosovës hyrjen në OKB dhe në këmbim të marrin përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, derisa mundësia e pranimit të pavarësisë ende është tërësisht e papranueshme për më shumë se dy të tretat e qytetarëve të Serbisë.

Këto rezultate janë gjetur sipas hulumtimit të opinionit publik nën emërtimin “Çfarë mendon Serbia” të kryer në periudhën nga 22 deri 31 qershor me mostrën prej 1067 qytetarëve të moshës madhore nga organizata “Novi treci put”, transmeton gazetametro.

Kjo organizatë ka përfshirë në hulumtim si procesi i vaksinimit në Serbi, reagimi i pushtetit ndaj pandemisë, mendimi i qytetarëve për çështjen e Kosovës, por edhe qasja ndaj NATO’s dhe BE’së.

Qëndrimet sa i përket Kosovës ende mbeten të ashpra kundër pavarësisë por ka shenja fleksibiliteti në krahasim me vitet e kaluara sa i përket zgjidhjeve të caktuara ku Serbia do të bënte lëshime në këmbim të përfitimit të diçka.

Më shumë se dy të tretat kanë theksuar se janë kundër pranimit të pavarësisë së Kosovës dhe zgjidhjes eventuale të këmbimit të territoreve, derisa diçka në përqindje më e ulët janë kundër pranimit të pavarësisë në këmbim të Veriut të Kosovës, statusit special të manastireve dhe investimeve në Serbi dhe pranimit të shpejtë në BE.

Shtatë propozime u janë ofruar për Kosovën të anketuarve serbë duke ju kërkuar se a do t’i mbështesnin këto në referendum.