Për çka ishte i akuzuar aderimi i ri i VV-së, Armend Muja dhe si kishte përfunduar procesi i tij gjyqësor

Analisti dhe profesori, Armend Muja iu është bashkuar sot Lëvizjes Vetëvendosje.

Por Muja në të kaluarën nuk i kishte shpëtuar përballjes me ligjin, derisa ishte i akuzuar për ryshfet, transmeton Ballkani.info.

Dy ish-zyrtarë të lartë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Ferdije Zhushi Etemi dhe Basri Muja, ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë në mungesë provash në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje ndërsa i akuzuari tjetër, Armend Muja, i cili ishte liruar meqë vepra penale për të cilën akuzohej është vjetërsuar, transmeton Ballkani.info.

Ndërsa për pikat e aktakuzës në të cilën tre të akuzuarit prokuroria i ngarkonte me veprat penale të shpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe për marrje të ryshfetit në bashkëkryerje, Gjykata kishte marrë aktgjykim refuzues pasi që ka ardhur deri te parashkrimi absolut.Ky është vendimi të cilin e mori trupi gjykues në seancën në të cilën nuk ishin të pranishëm dy të akuzuarit e parë.

Muja kohët e fundit është drejtor i një universiteti privat, derisa ishte i angazhuar si analist në RTV Dukagjini, e ku u bë edhe më i njohur për sondazhet të cilat në shumicën e rasteve ishin të sakta. /Ballkani.info/