Për çfarë po bëhet gati Blerand Stavileci me gjithë këto sponsporizime në Facebook? (FOTO)

Ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik. U përmend si drejtor i KEK-ut por vazhdon të jetë shef i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Është kryetar i klubit të basketbollit Z Mobile Prishtina, e po ashtu ka qenë asambleist i PDK-së në Komunën e Prishtinës.

Bëhet fjalë për Blerand Stavilecin.

Por ajo që bie në sy është se fakti se Stavileci i ka në qejf rrjetet sociale, shkruan Ballkani.info.

Ai gati çdo postim në Facebook e sponsorizon.

Vetëm dy ditët e fundit, Stavileci i ka sponsorizuar dy postime, njërin kur ka qenë në vizitë në Kullën e Isa Boletinit për 28 Nëntor bashkë me Veselin dhe tjetrin gjatë vizitës në një aktivitet në Universitetin e Prishtinës.

Nuk dihet se cila mund të jetë e ardhmja politike e Stavilecit, por duket se më këto sponsorizime po përgatit për ndonjë betejë të madhe. /Ballkani.info/