Për autokratët, koronavirusi mundësi për të zgjeruar edhe më shumë pushtetin e tyre

Udhëheqësit në të gjithë botën kanë miratuar dekrete emergjente dhe legjislacione duke zgjeruar pushtetin e tyre gjatë pandemisë. Por a do t’i heqin  ndonjëherë këto ligje pasi të kalojë kjo krizë?

Në Hungari, kryeministri tani mund të qeverisë me anë të një dekreti. Në Britani, ministrat kanë atë  pushtet që një kritik e quajti fuqi më të madhe se dikush tjetër mund të ketë  për të ndaluar njerëzit dhe për të mbyllur kufijtë.LEXO EDHE:SHBA ndan 100 milionë $ për Italinë/ Trump: Moment i vështirë! Do jetë ndihmë mjekësore për spitalet

Kryeministri i Izraelit ka mbyllur gjykatat dhe ka filluar një mbikëqyrje totale të qytetarëve . Kili ka dërguar ushtrinë në sheshet publike dikur të mbushura nga protestuesit. Bolivia ka shtyrë zgjedhjet.

Ndërsa pandemia e koronavirusit ka ndalur botën dhe qytetarët me ankth kërkojnë të veprohet, udhëheqësit në të gjithë globin po thërrasin fuqitë ekzekutive dhe po ushtrojnë autoritetin praktikisht diktatorial, raporton abcneës.al

Qeveritë dhe grupet e të drejtave bien dakort që  këto kohë të jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Shtetet kanë nevojë për ligje të reja për të mbyllur kufijtë e tyre, për të zbatuar karantinën dhe për të gjurmuar personat e infektuar. Shumë nga këto veprime mbrohen sipas rregullave të kushtetutës ndërkombëtare, thonë avokatët.

Por kritikët thonë se disa qeveri po përdorin krizën si një mënyrë  për të qënë më të fuqishëm pavarsisht se jo çdo tentativë e tyre lidhet  drejtpërdrejtë me përhapjen e virusit dhe në këtë mënyrë sigurojnë që mos të ketë abuzime me ligjet e reja.
Ligjet po marrin shpejt një gamë të gjerë të sistemeve politike – në shtetet autoritare si Jordania, në një shtet si Hungaria që po i humb kuptimin fjalës demokraci dhe në një demokraci tradicionale si Britania.

Dhe ka shumë pak gjasa që fuqitë do të shfuqizohen pasi të kalojë kërcënimi, raporton abcneës.al

“Ne mund të kemi një epidemi paralele të masave autoritare dhe shtypëse, dhe jo të jemi në majat e një epidemie shëndetësore,” tha Fionnuala Ni Aolain, Reporterja e Kombeve të Bashkuara kundër-terrorizmit dhe të drejtat e njeriut.

Ndërsa ligjet e reja janë për  mbikëqyrjen e shtetit, këto ligje lejojnë qeveritë të ndalojnë njerëzit në mënyrë të pacaktuar dhe të shkelin liritë e lëvizjes dhe të të shprehurit, ato gjithashtu mund të riformojnë jetën qytetare, politikën dhe ekonomitë për dekadat e ardhshme.

Pandemia tashmë është duke ripërcaktuar normat. Sistemet e mbikqyrjes pushtuese në Korenë e Jugut dhe Singapor, të cilat do të quheshin censurim në rrethana normale, kanë ndihmuar në ngadalësimin e infeksioneve. Qeveritë që kritikuan fillimisht Kinën për vendosjen e miliona qytetarëve të saj në karatinë, që nga atëherë kanë ndjekur të njëjtën mënyrë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka autorizuar agjencinë e brendshme të sigurisë së vendit të tij për të gjurmuar qytetarët duke përdorur një rregull të fshehtë të të dhënave për celularët e krijuar  kundra-terrorizmit. Duke gjurmuar lëvizjet e njerëzve, qeveria mund të ndëshkojë ata që kundërshtojnë urdhrat e izolimit dhe duke i dënuar deri në gjashtë muaj burg, raporton abcneës.al

Dhe duke urdhëruar mbylljen e gjykatave të vendit , z. Netanyahu shmangu shumë lehtë detyrim-paraqitjen  për t’u përballur me akuzat e korrupsionit.

Në disa vende të botës, ligjet e reja të emergjencës kanë ringjallur frikën e vjetër të ligjit ushtarak. Kongresi i Filipinëvë miratoi legjislacionin javën e kaluar që i dha presidentit Rodrigo Duterte fuqitë për të përballur emergjencën dhe 5.4 miliard dollar për të përballuar pandeminë. Ligjvënësit hodhën poshtë një projektligj të mëparshëm që do t’i lejonte presidentit të kishte në dorë  bizneset private.

“Ky grant i masave emergjente është i barabartë me autokracinë,” tha një deklaratë për të drejtat e Filipineve, avokati i të drejtave  civile. Avokatët vunë në dukje se Z. Duterte kishte krahasuar dikur Kushtetutën e vendit me një “copë letër higjienike”.

Raportimi u realizua nga Benjamin Novak nga Budapesti; Hannah Beech nga Bangkok; Jason Gutierrez nga Manila; Julie Turkeëitz nga Bogotá, Kolumbi; Anatoly Kurmanaev nga Caracas, Venezuela; dhe Rana Sëeis nga Aman, Jordani, Neë York Times/