Për 4 ditë vdiqën 5 persona nga COVID-19, ndërkohë në Suharekë nuk ndalen “party” me shisha

Në kohë pandemie dhe në javët ku po konfirmohen shumë raste të reja me COVID-19, në Suharekë një kafiteri është organizuar mbrëmje argëtuese apo “party”, për nder të festës së 28 Nëntorit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 764 raste të reja me COVID-19 dhe kanë vdekur 12 persona në tërë vendin si pasojë e këtij virusi.

Nga rastet e reja 14 janë regjistruar në Suharekë vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkaq në katër ditët e fundit në këtë qytet kanë vdekur edhe 5 persona si pasojë e koronavirusit.

Pa marrë parasysh rastet e reja dhe vdekjet nga COVID-19, në Suharekë në një kafiteri kanë organizuar mbrëmje argëtuese apo “party”, për nder të festës së 28 Nëntorit.

Lexues të Metro kanë dërguar video nga kafiteria dhe aty shihen dhjetëra persona duke tymosur shisha apo nargjile dhe duke pirë e dëgjuar muzikë.

Më poshtë keni pamjet nga kjo “party”.