Aksidente
Për 24 orë, 52 aksidente
Në 24 orët e fundit, sipas Policisë së Kosovës janë regjistruar 52 aksidente, thuhet në raportin e Policisë.
Prej tyre, 21 kanë qenë me persona të lënduar, kurse 31 pa lëndime në njerëz.
Po ashtu, gjatë kësaj kohë, policia e trafikut ka shqiptuar mijëra gjoba për kundërvajtësit e komunikacionit.
Kështu, për 24 orë, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1211 tiketa trafiku.