Vjosa Osmani është presidentja e re e Republikës së Kosovës, pas votimit të 71 deputetëve në Kuvendin e Kosovës për të zgjedhur atë si shefe të shtetit.
Por demokracia në Kosovë nuk ka marrur kahje sot, pasi në avancimin e grave, Kosova ka 10 vjet që është shembull.

Në krye të institucioneve për herë të parë në histori u zgjodh znj. Atifete Jahjaga në vitin 2011. Pozitën e presidentes ajo e mbajti në mandat të plotë, pra deri në vitin 2016, shkruan Ballkani.info.

Një tjetër sukses për gratë në Kosovën demokratike u shënua në vitin e kaluar kur për herë të parë kuvendin do ta udhëhiqte një grua, ajo ishte znj. Vjosa Osmani- Sadriu.

E Osmani-Sadriu sot dha edhe një herë vulën se në Kosovë gratë kanë më së shumti vlerë, ku u zgjodh presidente./Ballkani.info/