Pep Guardiola: Do të bëj gjithçka për ta mbajtur Brahim Diaz

Sipas spekulimeve, e ardhmja e mesfushorit, Brahim Diaz, në skuadrën angleze, Manchester City, është vënë në dyshim.

Mirëpo menaxheri Guardiola, ka thënë se do të bëj çdo përpjekje për ta mbajtur mesfushorin Diaz në Manchester City, shkruan Goal.

Pas performancës së tij të hatashme kundër Fulham-it, ku ai arriti të shënoi dy gola, Guardiola ka thënë se klubi me siguri do të punojë për ta mbajtur atë.