EMRAT

Pentagoni tregon emrat e ushtarëve që u vranë nga sulmi i së dielës në Jordani

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur emrat e tre ushtarëve që u vranë në sulmin e së dielës.

Gjatë një konference për shtyp të hënën, Pentagoni tha se të tre vinin nga një njësi rezervë e ushtrisë me bazë në Gjeorgji.

Emrat e tyre janë: William Jerome Rivers, 46 vjeç, nga Carrollton, Kennedy Ladon Sanders, 24 vjeç, nga Waycross, dhe Breonna Alexsondria Moffett, 23 vjeç, nga Savannah.

Të gjithë ata po mbështesnin Operacionin Inherent Resolve dhe ishin caktuar në Kompaninë e Inxhinierëve 718, Batalionin 926 të Inxhinierëve, Brigadën 926 të Inxhinierëve, Fort Moore, Gjeorgji, shkruan BBC.

Washingtoni për sulmin akuzon milicinë e mbështetur nga Irani, në verilindje të Jordanisë.

VIDEO BONUS: Marshi i drejtësisë për Lulzim Fejzullahun