Pensionisti fluturon jashtë avionit gjuajtës pasi kap levën e lëshimit “për t’u rehatuar”

Pas incidentit flota ajrore franceze është urdhëruar të rishikojë procedurat që lejuan një civil 64-vjeçar të bënte ‘një xhiro’ me gjuajtësin Rafale-B

Një pensionist në Francë të cilit iu bë si dhuratë të daljes në pension një fluturim me gjuajtësin 100 milionësh Rafale-B, ka fluturuar jashtë sediljes së avionit pasi kapi dorezën e lëshimit “për të qëndruar më rehat”.

Aksidenti është zbuluar në një raport të fundit të aviacinit francez, në lidhje me regulloren që mediat vendase krahasonin me një “skenar komedie”.
Pasi 64-vjeçari i paidentifikuar ishte zënë pak në panik nga shpejtësia e gjuajtësit të famshëm francez, ai tërhoqi padashje levën e lëshimit pranë tij dhe fluturoi jashtë kabinës me shpejtësi të lartë, e madje humbi helmetën që nuk i ishte fiksuar si duhet, dhe ra më pas në një fushe pranë kufirit gjerman.

Ishte thjesht çështje fati që veprimi i pasagjerit nuk shkaktoi edhe lëshimin e vetë pilotit, që do të kishte sjellë përplasjen e avionit.
Pensionisti kishte punuar në kompaninë e mbrojtjes franceze dhe nuk kishte shfaqur vetë dëshirë të fluturonte, thotë raporti i byrosë së hetimit ushtarak.
Por megjithatë, kolegët e kompanisë organizuan fluturimin surprizë nga baza ajrore e Saint-Dizier, në veriperëndim të vendit.
“Dëshira për të ruajtur surprizën për në momentin e fundit, solli pasoja me shumë rrezik. Situata krijoi ndjesinë e stresit pasi pasagjeri nuk kishte njohuri të zhvillimit aeronautik dhe aq më pak të një avioni ushtarak sulmi”, thuhej në raportin e autoriteteve.

Piloti 35-vjeçar që drejtonte mjetin kishte më shumë se 2000 orë fluturimi në karrierë por në vendin e pasëm ai mbante zakonisht vetëm asistentin e fluturimit.
Ai thotë se dëgjoi një zhurmë të fortë kur pensionisti lëshoi jashtë veten e tij, duke lënë në avion maskën e palidhur të oksigjenit.

Normalisht sistemi i lëshimit të Rafele-Bi lëshon të dy pilotët me një komandë dhe piloti priste që dhe sedilja e tij të fluturonte nga një moment në tjetrin, por ai arriti të ulej me sukses dhe parashuta e pasagjerit funksionoi më së miri.
Ky i fundit ra në një fushë i shokuar, por vetëm me plagë të vogla.