Komuna e Prishtinës

Pensionistët nga nesër mund të futen pa pagesë në pishinën e Gërmisë

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se të gjithë pensionistët mund të hynë në pishinën e Gërmisë pa pagesë, nga nesër deri në fund të këtij muaji.

Në njoftim thuhet se pensionistët me vete duhet të kenë vetëm letërnjoftimin, njofton Klankosova.tv.

Vendimi është marrë nga Ndërmarrja Publike Lokale Sport Marketing.

“Të gjithë pensionistët mund të hynë në Pishinën e Gërmisë pa pagesë që nga data 09.08.2023 deri më 31.08.2023”, thuhet në njoftim.

“Pensionistët për të hyrë falas në pishinë duhet të kenë me vete letërnjoftimin (dokumentin e identifikimit)”.