“Do të doja të kthehesha në kohë dhe të ndryshoja gjithçka. Do të doja të mos shkatërroja jetën tonë, të Carolinës dhe vajzës“, tha Babis Anagnostopoulos.

Piloti 32-vjeçar grek është shfaqur i penduar për vrasjen e gruas, të cilën e mbyti me jastëk.

I pyetur se çfarë mendon se do të ndodhë kur fëmija të zbulojë të vërtetën, greku tha “nuk kam asgjë për të thënë…“.

Kur u pyet se përse e përqafoi nënën e Carolines në shërbimin përkujtimor në Alonissos, pak minuta para arrestimit, piloti 32-vjeçar pretendoi se “Unë e bëra atë sepse u pendova.

Ndjeva dhimbjen e saj. Unë gjithmonë e kam dashur vjehrrën time dhe gjithmonë do ta dua Caroline” tha ai.

Sot policia deklaroi se Babis Anagnostopulos nuk është ndihmuar nga asnjë person tjetër për skemën e organizuar prej tij pas vrasjes së gruas 20-vjeçare.