Nuk ka ribashkim

Pellegrini mohon interesimin për Dzekon

Ish lojtari i Manchester Cityt, Edin Dzeko është lidhur me një transferim te West Hami, por trajneri i “çekanëve”, Manuel Pellegrini i ka hedhur poshtë këto spekulime.

Sulmuesi i Romës gjatë javës tha se do të kishte dëshirë të kthehej në Premier League, teksa te “Citizens” është aktivizuar nën drejtimin e Pellegrinit në sezonin 2013-2014, ku u shpallën edhe kampion.

Sidoqoftë Pellegrini tha se Dzeko nuk është në radarin e tyre për përmirësimin e skuadrës në janar.

“Ju mund të flisni për 5, 6 apo 7 lojtarë që janë të lidhur me një kalim te ne. Nuk duhet të flasim vetëm për një futbollist. Unë e njoh mirë atë por për momentin nuk jemi duke menduar për këtë”, tha trajneri kilian në konferencë për media.

Skuadra e Pellegrinit takohet në fundjavë me Tottenhamin në debin londinez, me 65 vjeçarin që e ka cilësuar Harry Kanen si sulmuesin më të mirë në Premier League.