Pejë: Zhduken dy motra

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy femra janë zhdukur në qytetin e Pejës.

Sipas njoftimit, ka qenë motra e tyre e cila gjatë së hënës e ka raportuar zhdukjen e motrave në stacionin policorë.

Siç bëhet e ditur, ajo në stacionin policorë ka deklaruar se që të dy motrat janë larguar nga shtëpia të dielën rreth orës 14:00 dhe që nga ajo ditë, nuk kanë informata për vendndodhjen e tyre.