Pejë/ Rrihen familjarët ndërmjet vete, Policia arreston tre persona, dy përfundojnë në spital

Dje pasdite, rreth orës 14:50, ka ndodhur një rrahje mes pesë familjarëve në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Shaban Polluzha”.

Sipas raportit të Policisë, deri te rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur familjarët ndërmjet vete.

Dy persona kanë përfunduar në Spital, kurse tre të tjerë janë arrestuar nga Policia. Me urdhër të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, dy të tjerët janë liruar.