lajmi i fundit

Pejë: Arrestohet personi që para disa muajsh në Mitrovicë kishte vjedhur 6500 euro dhe një Iphone 6

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet se në Mitrovicë para disa muajve ka kryer vepren penale “vjedhje e rëndë”.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Zahiti tha se i dyshuari më 26 qershor në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë ka thyer dritaren e një automjet dhe kishte vjedhur një çantë krahu që në të kishte 6 mijë e 500 euro dhe një IPHONE 6.

Ai tha se personi me incialet G.D, 39 vjeç është ndaluar për 48 orë.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë në bashkëpunim me hetuesit të rajonit të Pejës, në orët e pasdites së sotme në Pejë, kanë arrestuar të dyshuarin G. D., 39 vjeçar, banues në Pejë, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se me datën 26 qershor 2021, në rrugën Evlia Qelebia në Mitrovicë, ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ku me forcë ka thyer dritaren e një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të parave në vlerë 6500 euro dhe një telefon IPHONE (6)”.

“Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”.