Vjedhja

Pejë, ankohet një person se i janë vjedhur pajisje mjekësore në ordinancë

Një person është ankuar dje në polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në ordinancën e tij në Pejë.

Në raportin 24 orësh të policisë  thuhet se prej aty kanë vjedhur pajisje mjekësore.

Sipas policisë, rasti në fjalë është nën hetime.