Pejani shkon me armë në furrë, arrestohet për armëmbajtje pa leje

Rastet kur Policia e Kosovës has në personat qe mbajnë armë pa leje janë në rritje e sipër dhe kjo vazhdimisht e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative.

Një rast i tillë por jo fort i zakontë është zbuluar gjatë ditës së sotme në rrugën “Sadei Kelmendi”, në Pejë.

Sinjali mëson se një 47-vjeçar me inicialet R.V., ia ka mësyrë një furreje me armë në brez.

Kjo ka ngritur shqetësim te qytetarët përreth dhe rasti është denoncuar menjëherë në Polici. Posa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar armën që posedonte i dyshuari, bashke me karikator e disa fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij, ndërkohë që pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.