Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit A.P. për shkak se kishte kërcënuar konsullin austriak në Konsullatën e Austrisë në Pejë.
“I dyshuari më 6 maj 2019, rreth orës 01:26 në Pejë, seriozisht kanos të dëmtuarin zyrtarin – Konsullin në Konsullatën e Austrisë në Pejë A.Ҫ., me qëllim të frikësimit, në atë mënyrë që pasi paraprakisht i dërgon SMS në gjuhën gjermane duke kërkuar t’ia sigurojë një dokument udhëtimi për në Austri, më pas edhe komunikon me të rreth 10 minuta, pasi që i dëmtuari nuk i përgjigjet, i pandehuri natën kritike përmes Whatsapp-it i dërgon mesazhin kërcënues: “Unë do ta fshij popullin tuaj nga faqja e dheut nëse ti mendon që ta kundërshtosh presidentin e shtetit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
0







