Policia e Kosovës ka arrestuar një person për shkak se ia kishte vënë zjarrin veturës së familjes së tij, e cila më pas ishte djegur në tërësi.

Siç njofton Policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Rasti ka ndodhur dje në Pejë rreth orës 19:10.

“I dyshuari sipas familjarëve të tij ka probleme shëndetësore dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.