Basketboll

Peja transferon basketbollistin amerikan

Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja, ka angazhuar një basketbollist amerikan.

Bëhet fjalë për plejmejkerin Kwame Vaughn, që është prezantuar të enjten nga klubi pejan.

Ai sjell te Peja përvojën që ka fituar duke luajtur në Belgjikë, Francë, Gjermani, Kroaci e Rumani. Ishte edhe te Prizreni në Kosovë në të kaluarën. Së fundi ka luajtur në Kazakistan, njofton Peja.

Peja është duke luftuar për titull të kampionit, ndërsa ka ndërruar shumë lojtarë të huaj këtë edicion. /Ballkani.info