Peja piknik në kohë panedemie

Kosova është një nga shtetet e prekura me pandeminë koronavirus.

Tashmë në vendin tonë rezultojnë 16 të infektuar, ndërsa po vazhdon testimi edhe i të dysharve të tjerë.

Pavarësisht apelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe masave mbrojtëse që ka rekomanduar IKSHPK, qytetarët e Kosovës duket s’janë ende të ndërgjegjësuar për parandalimin e këtij virusi, shkruan Indeksonline.

Derisa sot, shumë nga ta, dolën në hapësira publike për t’i shijuar rrezet e diellit.

Madje një reagim përmes faqes zyrtare ka bërë edhe Komuna e Pejës, ku ka thënë se sot kanë qenë për monitorim në grykën e Rugovësa, ku kanë hasur në shumë grupe, të cilën sjellje e quajnë të gabuar.

Ky është reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë

Corona Virusi nuk duhet të luftohet vetëm nga mjekët, policët dhe inspektorat! Kjo betejë i takon secilit qytetar!

Sot ishim në monitorim në gryken e Rugoves. Pamë me mijëra qytetarë që kishin dal në piknik! Ishin në grupe nga 5, 10 e 15 persona. Ishin familjarë, grupe rinore e grupe të moshuarish! Duke e pasur parasysh situaten që ndodhemi, kjo që pamë ishte një situatë jo e mirë.

Kjo që pamë është sjellje plotësisht e gabuar, në kundërshtim me vendimet e qeverisë. Kjo sjellje kontribon në fuqishēm në shpërndarjen e virusit, rrjedhimisht ka pasoja me infektimin e personave dhe rrezikimin e jetes së qytetarëve! Kjo situatë nuk duhet të përsëritet!

Ju ftojmë që ta merrni seriozisht rrezikun që e sjell COVID-19!

Ju ftojmë që secili qytetarë të kontribuon në fushaten për zhdukjen e virusit!

Mos lejoni që të shpërndahet virusi, punoni të gjithë që ta ruajmë shëndetin.

Panik JO, Kujdesë PO