Peci thotë se kanë respektuar masat anti-Covid në takimin e Listës Guxo, ani pse kanë qenë mbi 100 persona

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ftuar në emisionin “Debat Plus” ka folur për fotografinë e takimit i cili është kritikuar për shkelje të masave anti-Covid, shkruan GazetaDemos.

Ai ka thënë se kjo fotografi është shkrepur pas propozimit të tij, ndërsa ka pohuar se janë respektuar masat anti-Covid.

“Nëpër debate është diskutu se si Lista Guxo është duke i thyer masat anti-Covid, kjo pjesa këtu është pjesa e terrasës së lokalit, secili person ka pasur certifikatën e vaksinimit, në bërjen e kësaj foto, ju po thoni se nuk ka maska, po nuk mund të përdoren maskat në kotej, dhe ka qenë idea ime për t’u fotografuar, ka pasur anëtar të Listës Guxo nga 20 komuna të ndryshme e kanë qenë mbi 100 persona”, është shprehur Peci.