Peci: Koalicioni VV-Lista Guxo nuk ka përçarje, do të vazhdojmë bashkë edhe në zgjedhje komunale

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka folur lidhur me koalicionin parazgjedhor VV-Lista Guxo, e që njëherit edhe po qeverisin me shtetin.

Peci u pyet se a është e vertetë se ka përçarje në mes të këtij koalicioni.

“Të gjitha këto janë të pavërteta. Përgjigja më e mirë për këto është adresimi i Kurtit në Këshillin e VV’së dhe tha se do të vazhdojmë partneritetin me Listën Guxo”, është shprehur Peci në T7.

“Ky është argumentim se nuk ka plasaritje mes koalicionit e as në mes të kryeministrit dhe presidentes”.

 “Do të vazhdojmë me një bashkëpunim të ngushtë sic e kemi pasur deri tash”,  shtoi Peci.