Peci dhe Aliu bëhen bashkë kundër vjedhjes së pyjeve

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Bujqësisë Faton Peci, kanë mbajtur takimin e parë të Task Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua për Task Forcën për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve të Kosovës, qëllimi i së cilës është unifikimi dhe koordinimi ndër-institucional i veprimeve për eliminimin e aktiviteteve të paligjshme në sektorin pyjor, si dhe arritja e një konsensusi mes palëve të përfshira në Task Forcë.

“Ministri Aliu shprehu gatishmërinë e tij për kontribut të dikasterit që e ka nën udhëheqje dhe bëri thirrje tek institucionet e rendit dhe drejtësisë për një koordinim më të mirë drejt gjetjës së mekanizmave të duhura për mbrojtjën e pyjeve”, thuhet në njoftim.