PDK vendosë mbishkrim në kërkim të Agim Veliut: Lusim qytetarët nëse e shohin, t’i tregojnë se e ka obligim të raportojë në Kuvend

Ganimete Musliu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka “shpallur” në kërkim, ministrin e MPB-së, Agim Veliu.

Ajo ka bërë lutje tek të gjithë ata qytetarë që e takojnë, ta njoftojnë se ka obligim ligjor të raportojë për punën e tij në Kuvend.

“Kërkohet Ministri i Rendit Agim Veliu! Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson ti tregojnë se e ka obligim ligjor të vij të raportoj në Kuvend.”, ka shkruar ajo krahas fotografive të shpërndara në llogarinë e saj në Facebook.