Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë një qeveri të propozuar nga LDK-ja.

Kështu ka bërë të ditur sot para mediave, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK’së, Memli Krasniqi.

Krasniqi ka deklaruar se PDK-ja nuk do të votojë asnjë parti në të cilën nuk udhëheqin ata.

“Absolutisht jo, ne se votojmë asnjë qeveri që se udhëheq Partia Demokratike e Kosovës krejt e kanë votën kundër”, ka deklaruar ai.